I është dhënë sot lamtumira e fundit gazetarit Sulejman Gashi. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti e quajti Gashin ambasador të Republikës së Kosovës.
“Me siguri Sulejman Gashi ka pritur e përcjellur panumër delegacione që i ka shoqëruar para nesh e pas nesh. Në mendjen time, sa të jetë jeta, Syla do të mbetet njeri fisnik dhe punëtor. Sulejman Gashi ishte ambasador i vërtetë i Republikës dhe popullit tonë, ndonëse i pashpallur. E, Sal Gashi ishte shqiptari jashtë atdheut në Amerikë dhe Amerika brenda shqiptarit aktiv”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Fjalia e plotë e Kurtit në cermoni:
Pesë ditë pasi u nda nga jeta, sot, gazetarit Sulejman Gashit, korrespodentit të RTK-së në Washington, iu dha lamtumira e fundit. Gjatë luftës raportonte për padrejtësinë që po i bëhej popullit shqiptar e pas saj ai na mbante të informuar nga Shtetet e Bashkuara, se si politikanët atje janë duke e parë Kosovën.
Gjatë kësaj ceremonie, kryetari z. Albin Kurti, mbajti fjalë për nderimin e jetës dhe veprës së Sulejman Gashit, ku kontributi i të cilit është shumë i madh. Fjala e kryetarit është kjo:
E nderuara Nëna Elfije,
E nderuara Znj. Tone,
Të nderuar Drilon, Saranda, Janina dhe Egzon,
Të nderuar familjarë të tjerë, kolegë e miq,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve politike dhe të bashkësive fetare,
Jemi mbledhur këtu për t’ia dhënë lamtumirën e fundit birit, bashkëshortit dhe prindit tuaj, gazetarit, publicistit dhe veprimtarit tonë, të dashurit tuaj, të dashurit tonë, Sulejman Gashit.
Sulejman Gashi, Syla, Sal Gashi, i kishte tre emra pra, sepse bënte njëkohësisht tri punë: atë të profesionistit cilësor e korrekt, të shokut dashamirës e të devotshëm dhe të patriotit shqiptaro-amerikan.
Në këtë nëntor bëhen 23 vjet prej kur e takova për herë të parë Sulejman Gashin. Unë isha student i ri. Por, menjëherë na bëri mua dhe Bujarin pjesë të familjes së tij dhe rregullisht na përgatiste për takimet me zyrtarë amerikanë dhe me bashkatdhetarë shqiptarë. Bëmë një udhëtimi të paharrueshëm përgjatë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ditë, natë, bashkë për misionin tonë, ndihmë popullit tonë.
Ashtu qysh libri e do një mësues, ashtu qysh zanati e do një mjeshtër, edhe ky udhëtimi ynë i parë në ShBA e donte një udhërrëfyes, dhe ai për neve ishte Syla.
Me siguri Sulejman Gashi ka pritur e përcjellur panumër delegacione që i ka shoqëruar para nesh e pas nesh. Në mendjen time, sa të jetë jeta, Syla do të mbetet njeri fisnik dhe punëtor. Sulejman Gashi ishte ambasador i vërtetë i Republikës dhe popullit tonë, ndonëse i pashpallur. E, Sal Gashi ishte shqiptari jashtë atdheut në Amerikë dhe Amerika brenda shqiptarit aktiv.
Nderim për jetën që bëri dhe për kontributin që dha.
Ju falemnderit.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë