Kryeministri Albin Kurti ka thënë se suksesi i institucioneve të Kosovës në integrimin e komunitetit serb dhe sukseset e brendshme të të jashtme të Kosovës po u pengojnë dhe po i bëjnë nervozë autoritetet në Serbi, të cilat kanë zgjedhur të hakmerren ndaj civilëve dhe zyrtarëve policorë.
“Pikërisht për shkak se ne po tregohemi të suksesshëm në integrimin e qytetarëve serbë, nervoza në Beograd po shndërrohet në agresion kundër atyre serbëve të integruar. Andaj nga 5 policë të Kosovës që u ndaluan dje, nuk është e rastësishme që janë duke e mbajtur ende zv/drejtorin e policisë, Dejan Jankoviq, i cili është i integruar në sistemin tonë policor e shtetëror”, ka thënë Kurti në një deklaratë për media pasi bëri homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Dyz të Podujevës, në 25 vjetorin e masakrës nga forcat serbe.
Ai ka thënë se Jankoviq sot në mëngjes është dashur të jetë në sallën “1 Tetori”, aty ku e bënë betimin 445 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës, në mesin e të cilëve gati 10 përqind ishin të komunitetit serbë dhe 10 përqind të pakicave të tjera.
“Pra, suksesi i Republikës së Kosovës, së brendshmi me konsolidimin të ligjshmërisë, rendit kushtetues dhe të drejtave e lirive të njeriut, dhe së jashtmi në avancimet që po bëjmë në drejtim të Këshillit të Evropës, po e bëjnë shumë nervozë Beogradin, andaj ky sukses i yni është i padurueshëm për ta dhe për këtë arsye po hakmerren”, ka shtuar Kurti.
Kryeministri ka thënë se Serbia është hakmarrëse dhe po e dëshmon atë që e kemi ditur – kjo është që Serbia nuk po ndryshon prej kohës së Millosheviqit, në veçanti me qëndrimin ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gjithë civilëve shqiptar që po mbahen në burgje atje dhe në veçanti të zv/drejtorit të policisë, Dejan Jankoviq.
“Shteti demokratik, normal, republikan, nuk sillet siç bënë Serbia. Deklaratat e presidentit të Serbisë, nuk janë deklaratat si të një presidenti të republikës, por si një kryemafiozi, i cili synon që të jetë njëkohësisht edhe kryepolic, edhe kryeprokuror e më së paku president”, ka nënvizuar Kurti.
Tutje Kurti ka thënë se ndodhemi në një situatë ku Milan Radoiçiq, kryekrymineli që e vrau rreshterin e policisë, heroin Afrim Bunjaku, mbahet i lirë në Serbi, ndërsa arrestohet zv/drejtori i Policisë së Kosovës dhe mbahet peng atje.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...