Kurti – studentëve shqiptar në Harvard: Asociacionin që Serbia po e kërkon pa e njohur Kosovën, do të minonte Kushtetutën tonë

20:22 | 28 Tetor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një videomesazh drejtuar studentëve shqiptar të Hardvardit, ka folur për rritjen ekonomike në Kosovë, rritjen e pensioneve si dhe arsimin publik falas.

Po ashtu, Kurti ka folur edhe për mbrojtjen e fuqishme të Kushtetutës së Kosovës si dhe për pakicat në vend e të drejtat e tyre, përcjell Arbresh.info.

“Një javë më parë pata rastin t’i drejtohem komunitetit të Harvardit në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit. E vlerësova mundësinë për të diskutuar për rritjen e fuqishme ekonomike të Kosovës – mesatarisht 6.2% gjatë tre viteve të fundit – dhe se si kjo rritje është rishpërndarë qëllimisht për të përfituar njerëzit përmes masave të tilla si rritja e pensioneve dhe arsimi i lartë publik falas. Unë fola edhe për mbrojtjen e fuqishme kushtetuese të Kosovës, të cilat janë vlerësuar nga raporti i avokatëve eminentë të Këshillit të Evropës se janë përtej standardeve ndërkombëtare. Kosova ka mbrojtje të fuqishme të pakicave, duke përfshirë ulëse të garantuara parlamentare”, ka shkruar Kurti në X.

“Komunitetet joshumicë kanë të drejtën e vetos mbi ligjet jetike dhe amendamentet kushtetuese dhe gëzojnë kuota për të gjitha emërimet e larta shtetërore dhe pozita të tjera në sektorin publik, duke përfshirë policinë. Minoriteti serb, i cili përbën rreth 4% të popullsisë, qeveris mbi një të katërtën e komunave dhe mban afërsisht 9% të vendeve në Parlament, të cilat u janë të garantuara. Ne jemi të përkushtuar ndaj qeverisjes së zellshme që nxit një rritje më të barabartë dhe mbrojtje të fortë të Kushtetutës sonë”, shtoi ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme