Kurti: Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin për një administratë të digjitalizuar dhe transprente

12:24 | 6 Prill 2023
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte njëri nga folësit kryesorë në Konferencën për Strategjinë e E-Qeverisjes, që ka në funksion përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, të organizuar sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në adresimin e tij, ai tha Strategjia e re e E-Qeverisjes 2023-2027 që po e prezantojmë sot, vendosë vizionin tonë për një administratë publike të digjitalizuar që ndikon në mirëqenien e qytetarëve; maksimizon efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes; dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

Më tej, tha se Strategjia parasheh reforma përmbajtjesore, që bazohen në parimet kyçe të Komisionit Evropian për digjitalizim të shërbimeve, e që synojnë siç tha ai të transformojnë mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me administratën publike. Sado që

Sipas Indeksit të Maturitetit të Teknologjisë të Bankës Botërore, jemi ngritur nga grupi C në grupin B, për fokusin në qeverisje digjitale dhe platforma eKosova ka mbi 770 mijë përdorues, tashmë i kemi mbi 130 shërbime elektronike.

Duke folur për parimet e kësaj strategjie, kryeministri Kurti potencoi faktin se një nga shtyllat janë sistemet dhe infrastruktura digjitale e vendit. Strategjia parasheh ndërtimin e arkitekturës gjithëpërfshirëse të organizatave, infrastrukturës, sistemeve, të dhënave dhe ndërveprimit, që do të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm të digjitalizimit në qeveri, dhe teksa tashmë kemi mbuluar 100% të zonave të banuara me internet brezgjerë. Si rezultat, Kosova është në top 7 shtetet në Evropë dhe krahasohet me Zvicrën e Luksemburgun, veçoi kryeministri,

Ai theksoi se në Strategji po ashtu parashihet edhe pilotimi i qendrave të integruara të shërbimeve, që do të ofrojnë konceptin e one-stop-shop, për marrjen e shumë shërbimeve në një lokacion të vetëm.

E derisa jemi duke lëvizur drejt një të ardhmeje gjithnjë e më digjitale, kryeministri Kurti po ashtu nënvizoi edhe rrezikun nga kërcënimet dhe sulmet kibernetike. Për këtë ai tha se rritja e sigurisë dhe qëndrueshmërisë kibernetike të sistemeve dhe infrastrukturës digjitale qeveritare, është një edhe një shtyllë tjetër e rëndësishme e strategjisë.

Natyrisht, pjesa më sfiduese e çdo strategjie është zbatimi i saj, u shpreh ai, andaj edhe u shpreh i lumtur që disa nga partnerët tanë zhvillimorë tashmë kanë treguar gatishmërinë për ta përkrahur zbatimin e kësaj strategjie dhe të planit të veprimit. Ndërkohë, ftoi edhe partnerët e tjerë zhvillimorë për bashkëpunim dhe përkrahje në zbatimin e kësaj strategjie, e cila krahas ofrimit dhe përmirësimi të shërbimeve për qytetarë dhe biznese, mund të ndihmojë edhe në nxitjen e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja.

Në fund, kryeministri Kurti ka falënderuar Akademinë Estoneze për e-Qeverisje (eGA) për bashkëpunimin e tyre në hartimin e kësaj strategjie, dhe GIZ-in për përkrahjen e tyre në realizimin e këtij bashkëpunimi./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme