Kurti s’paraqitet në Prokurorinë Speciale, zëdhënësja e PSRK-së: Ndodhet në udhëtim jashtë vendit

10:22 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës i cili ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Kabineti i kryeministrit ka njoftuar PSRK-në se Kurti nuk mund të paraqitet sot në Prokurori nën arsyetimin se ndodhet jashtë vendit.

Kështu ka thënë para mediave sot Liridona Kozmaqi, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale.

“Sot nga kabineti i kryeministrit Kurti, PS është informuar se kryeministri Kurti gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorin Speciale. Prokuroria Speciale konform legjislacionit në fuqi do ta përgatis një ftesë tjetër për një datë tjetër”, tha Kozmaqi.

Tutje Kozmaqi tha se ende nuk është vendosur se kur do t’i bëhet ftesa tjetër kryeministrit Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme