Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot me kryetarët e komunave, krejt kjo me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal.
Sipas një njoftimi të Qeverisë, këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
Takimi do të ndodhë paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar./arbresh.info/
SBASHK sot dorëzon nënshkrimet për projektligjin për skema p...
Kuvendi Komunal i Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzako...
Pacolli përfundon takimet në New York: Një javë intenzive me...
Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...