Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra.
Gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kryeministrin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale. Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit.
Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Bajra për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...