Kurti sot pret në takim emisarin britanik Stuart Peach

08:50 | 10 Shkurt 2022
S D

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, gjatë ditës së sotme do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me liderët e vendit, shkruan arbresh.info.

Peach do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në ora 10:00, në ndërtesën e Qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Sir Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kujtojmë se kjo është vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme