Kurti sot në Shkup mban konferencë për media me homologun e tij maqedonas

10:12 | 5 Gusht 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Atje, ai do të pritet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin do të ketë një takim bilateral.

Pas takimit, zyra e kryeministrit njofton se Kurti dhe kryeministri Mickoski do të deklarohen për media.

Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik 2024./Arbresh.indo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme