Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në foltoren e Kuvendit të Kosovës përball deputetëve hapi fjalimin me lajmin e invazionit rus në Ukrainë ku tha se Kosova bashkëndjen me Ukrainën dhe bashkërenditet përkrah shteteve aleate, shkruan arbresh.info.
Kurti mëngjesin e sotëm e quajti tronditës dhe se ky invazion është më i madhi pas luftës së dytë botërore.
“ Sot është një ditë tronditëse he tragjike për Evropën dhe jo vetëm meqenëse sot i gjithë kontinenti ynë por edhe më gjerë janë zgjuar me lajmin e trishtë të invazionit rus në Ukrainë që paraqet agresionin më të madh ushtarak që pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Qeveria e Republikës së Kosovës është e bashkërenduar dhe duke bashkëpunuar me Bashkimin Evropian. NATO-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që të jemi bashkë për paqe siguri mbrojtjeje të demokracisë dhe sigurisë”, tha Kurti.
Tutje Kurti tha se mbrëmë ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për të folur në lidhje me masat në rast se Kosova ndodhet në ndonjë rrezik karshi kësaj lufte.
“Duke qenë të brengosur me ndikimin që mund të ketë kjo luftë e re shumë e madhe me pasoja tashmë tragjike edhe në rajonin tonë e posaçërisht në Kosovë, mbrëmë kemi mbajt edhe një mbledhje me Këshillin e Sigurisë ku me disa prej prej ministrave dhe me disa drejtues të sigurisë kemi vlerësuar situatën aktuale dhe masat që duhet ti ndërmarrim në mënyrë që drejtimi ynë evropian dhe euroatlantik të jetë në cilësinë më të lartë të mundshëm”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
Komisioni Evropian s’do të jetë në gjendje ta nisë mandatin ...
Pacolli: AKR-ja bashkë me partnerët e koalicionit, do të par...
Lille-Real, formacionet zyrtare
Erdogan viziton Shqipërinë më 10 tetor
Hasani: Qeveria shqiptare e angazhuar në përafrimin e legji...
Berisha: Beteja jonë është sa kombëtare, aq evropiane dhe nd...