Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të organizojë pritje të posaçme për mërgatën.
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka ftuar gjithë bashkatdhetarët në këtë ngjarje.
Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 20:00.
“Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit organizojmë një pritje të posaçme për mërgatën. Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë në këtë ngjarje, e cila kësaj radhe organizohet nga Kryeministri Albin Kurti dhe të gjithë kandidatët për deputetë nga lista jonë e fitores së madhe.
Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 21 dhjetor, duke filluar nga ora 20:00, në Restaurant Golden, Prishtinë”, shkroi Bajqinovci në Facebook./Arbresh.info/
Rama prezanton planet për 2025
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...