Kryeministri Albin Kurti ka folur para gazetarëve për 23 qershorin, datë kur Këshilli i BE-së mblidhet për një takim dy ditor në të cilin është përfolur se mund të ketë lëvizje përpara për liberalizimin e vizave.
Kurti u shpreh se Kosova ka plotësuar 95 kriteret për vizat por që për datën se kur liberalizohen s’mund të flasë pasi që ajo varet nga shtetet e BE-së.
“Ne moti i kemi plotësuar 95 kriteret që është më shumë sesa dyfishi i kritereve për vendet e rajonit. Gjithmonë është theksuar problemi me imazhin e Kosovës e tash gjatë këtij më shumë se një viti kemi punuar shumë dhe organizatat ndërkombëtare kanë thënë se imazhi i Kosovës s’është i para dy vjetëve. Unë s’mund të flas për data se kur mund të ndodhë liberalizimi ne po i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe po e bëjmë më të mirën por s’mund të flasim në emër të shteteve të BE-së”, tha ai./arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri