Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka theksuar se mes dy shteteve nuk ka mosmarrëveshje.
Në hapjen e takimit mes dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë pa mosmarrëveshje.
Ai ka theksuar se vendet janë fqinjë, miq dhe partnerë, duke përmendur lidhjet e forta në tregti dhe biznese që forcohen vazhdimisht.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo vetëm përmes tregtisë por edhe përmes lidhjeve mes familjeve dhe bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, ka theksuar Kurti.
Kurti u shpreh se, që nga takimi i parë ndërqeveritar në shtator të vitit 2021, janë bërë përparime të rëndësishme në fushat e sigurisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mjedisit.
Sidoqoftë, ai theksoi se ka ardhur koha për të avancuar më tej dhe me shpejtësi më të madhe.
“Që nga takimi ynë i parë në ndërqeveritar në shtator të vitit 2021, kemi bërë përparime në siguri dhe mbrojtje si dhe në arsim, kulturë shëndetësi dhe mjedis, por është koha që të bëjmë edhe më shumë edhe me shpejt. Si fqinj që ndajmë një kufi sigurinë e kemi të ndërlidhur andaj sot më shumë se kurrë bashkëpunimi në çështje të sigurisë është i rëndësishëm, krimi i organizuar edhe ndërhyrjet nga aktorë të këqij përbëjnë kërcënim për vendet tona dhe rajonin. E këto sfida edhe mund t’i adresojmë bashkë në mënyrë efektive, edhe mund t’i tejkalojmë përmes angazhimit të përbashkët”, ka deklaruar Kurti.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e aspiratës së përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe për të kontribuar në paqe përmes aleancës NATO.
Kryeministri Kurti ka falënderuar homologun e tij, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kabinetin qeveritar për reformat e rëndësishme të ndërmarra në këtë drejtim.
LEXO EDHE
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliardë euro
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...