Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se është e gatshme të bisedojë me LDK-në që të arrihet një marrëveshje për qeverisje.
Ai ka thënë në Klan Kosova se mund të ketë pasur probleme në të kaluarën dhe se nuk ka garancë për të ardhmen, por që tani për tani është e rëndësishme që të merren vesh me njëri-tjetrin.
“Ne do të fillojmë bisedimet për tema nacionale dhe për program qeverisës. Së fundja unë jam i nominuar për kryeminstër, por çka jam unë për çështjet nacionale? Kemi probleme nga e kaluara, por është me rëndësi që mbase në takimin e dytë të merremi vesh për tu marrë vesh, në kuptimin që jemi të interesuar për marrëveshje qeverisëse”, është shprehur ai.
Kurti ka deklaruar se ekziston edhe mundësia për zgjedhje të tjera, duke shtuar se LVV-ja do të rritej akoma më shumë në ato zgjedhje.
Por, sipas tij Kosova nuk ka kohë për të humbur andaj duhet të provohet që Qeveria të formohet sa më shpejtë.
“Është edhe mundësia tjetër për zgjedhje të tjera, por jemi të interesuar ta provojmë ta bëjmë Qeverinë sepse nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë ai.
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...