Kurti: Sistemi dual i arsimit është dobi ekonomike që duhet ta bëjmë vlerë shoqërore

18:58 | 21 Nëntor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot është lansuar fushata për imazhin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thotë se sistemi dual i arsimit në 12 profile është duke u zhvilluar dhe monitoruar, shkruan Arbresh.info.

“Duke zhvilluar dhe pilotuar sistemin dual – tashmë në 12 profile, në 21 shkolla, në 14 komuna – anekënd Kosovës, ne nuk do të plotësojmë vetëm vendet e lira të punës, por njëherit po ndërtojmë themelin për të mësuarit gjatë gjithë jetës.”, shkroi Kurti.

Shefi i qeverisë, sistemin dual e vlerëson si dobi ekonomike të cilën, siç thotë ai, duhet ta bëjmë vlerë shoqërore.

“Vazhdojmë të punojmë së bashku për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për Kosovën, për këtë gjeneratë, dhe për brezat që vijnë pas nesh. Të mësojmë duke punuar; sistemi dual është dobi ekonomike që duhet ta bëjmë vlerë shoqërore.”, thotë Kurti/Arbresh.info/

Të ngjashme