Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se Presheva, medvegja e Bujanoci duhet të përkrahen me anë të referendumit të vitit ’92.
“Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit e kanë thënë fjalën e tyre në referendumin e vitit 1992. Kosova duhet ta shikoj këtë referendum dhe nuk e ka bërë për shkak të interesave vetjake. Shqiptarët në këto treva janë të shtypur dhe duhet t’iu ndihmojmë mirëpo në Qeverisje dashuria matet me buxhet. Asnjë Qeveri nuk ua dha asnjë cent këtyre banorëve dhe nuk mund të besojmë tek këta që flasin për ta. Qeveria duhet t’i mbështes që të realizohet ai referendum i vitit 1992, por kjo nuk është çështje pazari ku diku i merr 100 hektar e në anën tjetër i jep. Korrigjimi kur flitet bëhet fjalë për ndonjë fshat apo zabel, e jo tërë Kosovën lindore. Korrigjimi sipas tyre është jep veriun e merr Preshevën. Deklaratat e Presidentit janë brenda logjikës së marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Kurti, raporton Arbresh.info.
Sipas tij korrigjimi i kufirit është çështje minore dhe nuk rregullohet problemi i Kosovës Lindore me korrigjim të kufirit por me referendum të vitit 1992.
“Në bazë të informacioneve nga Bujanoci është rritur prania e xhandarmërisë serbe në Bujanoc. Kjo më kujton sikurse vendosjen e lapidarit të UÇPMB-së në PReshevë dhe pastaj xhandarmëria e hoqi atë kurse Qeveria jonë nuk tha asnjë fjalë. Kështu tani me këto deklarata të Presidentit. Ata kanë nevojë për mbështetje dhe nëse Presidenti flet për Preshevën, Medvegjen e Bujanbocin duhet të kthehet menjëherë në linjë buxhetore. Këta u japin vetëm fjalë, asnjëherë diçka të prekshme, materiale që ua përmirëson jetën”, ka theksuar Kurti./Arbresh.info
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...