Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24-vjetorin e masakrës në familjen Duriqi në Podujevë, ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili ka thënë se të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë çështje ekskluzive e shtetit serb.
I pyetur nga gazetarët, Kurti ka deklaruar se ashtu siç respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë, duhet të respektohen edhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi, ndonëse kjo nuk ndodhë, sepse Kosova është shtet më demokratik se Serbia.
“Është absolutisht e qartë që ashtu siç respektohen të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, duhet të respektohen edhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës brenda shtetit serb. Ne gjithë e dimë se me sa vështirësi përballen ata çdo ditë, në çdo formë. Andaj, respektimi i të drejtave duhet të jetë reciprok, në të kundërtën, nuk ka asnjë kuptim, por gjithsesi, është e ditur tashmë se Kosova është një shtet shumë më demokratik se Serbia”, tha Kurti.
Kurti sot ka marrë pjesë në 24-vjetorin e masakrës së familjes Duriqi në Podujevë nga forcat serbe më 28 mars të vitit 1999./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti: Martirët e familjes Bogujevci janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele