Google ADS

Kurti shtron iftar për familjet e heronjëve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku

00:00 | 4 Prill 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shtruar një iftar për familjet e heronjve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se në këtë mbrëmje u përkujtuan policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Me familjet e Heronjëve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku. Me zonjën Dritë Zymeri, djalin Sokolin dhe vajzat Luljetën e Rinesën, me zonjën Fexhrije Bunjaku dhe Lumnije Bunjaku dhe me djemtë Jetlumin e Fatlumin.

Enveri do të festonte sonte ditëlindjen e 45-të. Atë dhe Afrimin i bën të përjetshëm vepra e tyre.

Në këtë mbrëmje të iftarit përkujtuam policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.

Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas. Jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme