Kurti shtroi iftar për zjarrfikësit e Kosovës

08:49 | 9 Prill 2024
E.K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku kanë mbetur edhe pak ditë agjërim, shtroi mbrëmë iftar për pjesëtarë të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, përkatësisht zjarrfikësve të Kosovës.

Bashkë me kryeministrin ishte zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

Kryeministri tha se ky është një muaj në të cilin na i kujtojmë vetës edhe njëri tjetrit vlerat e solidaritetit, përkrahjes për ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha e kushtet më të vështira në mënyrë që duke ju përkushtuar anës shpirtërore të njeriut dhe ndihmës për tjetrin të ngritemi të gjithë bashkë si shoqëri, si popull, ashtu që të mos ngelet askush mbrapa.

Ai i falënderoi zjarrfikësit për gjithë kontributin, punën, rolin vigjilencën që e tregojnë në përmbushjen e detyrave të tyre./Arbresh.info

Të ngjashme