Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të premten mbrëma ka shtruar darkë për baroneshën Catherine Ashton, ish përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shkruar se me të ka biseduar për politikën dhe çështjet evropiane e rajonale, ndërsa ka theksuar se edhe pse rolet e tyre kanë ndryshuar, po përballen me shumë çështje të njëjta si para 10 vjetëve, përcjell Arbresh.info.
“Kam shtruar një darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për ish Baroneshën Ashton, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me dhjetë vjet më parë, ne përballemi me shumë nga të njëjtat çështje”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...