Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, e cila u përurua mbrëmë, është një prej qendrave më të mira në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook ku ndau edhe fotografi nga ngjarja, i pari i qeverisë tha se kjo shtëpi do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore në Suharekë, shkruan Arbresh.info.
“Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, që e përuruam mbrëmë, është një prej qendrave më të mira në Kosovë për nga hapësira, për nga funksioni, dhe për nga mundësitë që i ofrohen komunitetit artistik edhe përtej komunës së Suharekës. Ajo do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës, e që rrjedhimisht, bashkërisht kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të pasur intelektualisht dhe shpirtërisht”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...