Kurti: Shqiptarët në Serbi meritojnë të njëjtën vëmendje si serbët në Kosovë

17:29 | 13 Shtator 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në disa fusha si punësim dhe pjesëmarrja në votime.

Me anë të një postimi në platformën X (ish-Twitter), Kurti ka thënë se as Presheva dhe as Bujanovci në Serbi që kanë rreth 70% popullsi shqiptare nuk kanë spital, shkruan Arbresh.info.

Ai shtoi se banorët detyrohen të shkojnë në qytetet si Vranja, ku siç tha ai, nga 700 të punësuar, asnjë nuk është shqiptar, shkruan Arbresh.info.

“Asnjë nga qytetet e Preshevës apo Bujanovcit në Serbi-ku popullsia në masë dërrmuese është shqiptare (~70%)- kanë spital. Rezidentët janë të detyruar të shkojnë në qytin afër, Vranjë, ku nga 700 punëtor, asnjë nuk është shqiptar.”, shkroi shefi i ekzekutivit.

Tutje, Kurti tha se për një konkurs për doktor, 10 kanë aplikuar, 9 shqiptar dhe një serb dhe sipas tij, është punësuar personi me shtetësi serbe.

Kryeministri Kurti u shpreh se ky është vetëm një shembull i diskriminimit anti-shqiptar, i cili siç tha ai, përfshin edhe privimin e fëmijëve nga tekset shkollore, censurimin  e shprehjes artistike dhe siç tha ai, spastrimin etnik nga administrata.

“Së fundmi për punësimin e një mjeku, aplikuan 10 persona — 9 shqiptarë dhe 1 serb. Ky i fundit u punësua. Ky është vetëm një shembull i diskriminimit antishqiptar, i cili përfshin gjithashtu privimin e fëmijëve nga librat shkollorë, censurimin e shprehjes artistike dhe spastrimin etnik me mjete administrative”, ka vijuar Kurti.

Sipas tij, 6 mijë shqiptar (siç është raportuar nga Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier) janë larguar ilegalisht nga lista e votimit dhe nuk mun dtë votojnë, punojnë, të blejnë pronë apo t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit ka kërkuar vëmendjen e njëjtë ndaj shqiptarëve në Serbi ashtu siç kanë serbët e Kosovës.

“Ne nuk mund të diskriminojmë në respekt. Komuniteti shqiptar në Serbi ka të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është vetë premisa e të drejtave të pakicave – se përkatësia etnike nuk mund dhe nuk duhet të përcaktojë vlerën tuaj ose mungesën e saj në një vend.”, u shpreh Kurti./Arbresh.info

Të ngjashme