Google ADS

Kurti shprehet optimist për liberalizimin e vizave

19:31 | 12 Tetor 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas pranimit të Raportit për Kosovën, është shprehur optimist për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai tha se fillimisht duhet parë mbledhjen nesër.

“Unë jam gjithmonë optimist, jo vetëm për shkak se optimizmin e kam përshkrim të vendit të punës”, deklaroi Kurti.

Ndërsa, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se do të ketë diskutime.

“Kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime, do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”, tha Szunyog./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme