Google ADS

Kurti shpërndanë fjalimin në gjuhën serbe: Lajmet e rreme çuan në barrikada

09:41 | 11 Gusht 2022
A. B.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ripërsëritur deklaratën që dha dje në mbledhjen e kabinetit, se lajmet e rreme kanë ndikuar që në veri të vendit të vendosen barrikada dhe të pengohet lëvizja e lirë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka rikujtuar rreziqet e dezinformimit, veçanërisht në lidhje me vendimet e ekzekutivit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

“Në mbledhjen e djeshme të kabinetit kam vënë në dukje rreziqet e lajmeve të rreme, veçanërisht në lidhje me vendimet tona për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë. Ky dezinformim çoi në barrikada dhe shkelje të lëvizjes së lirë në veri të Kosovës”, ka shkruar Kurti. /arbresh.info/

Kurti: Dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme