Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka refuzuar sërish të deklarohet lidhur me ftesën që ka marrë nga Prokuroria Speciale dhe mospërgjigjen ndaj saj.
Kurti është pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet Prokurorisë sipas afateve, mirëpo s’është përgjigjur.
“Do të shkoj në 7:30 në një koncert”, ka deklaruar shkurt Kurti.
Më herët avokati Besnik Berisha ka shkruar se kryeministri Kurti e ka përfunduar intervistimin në Prokurori Speciale.
Arbresh.info ka provuar t’i konfirmojë këto raportime nga zëdhënësja e Prokurorisë Speicale, Liridona Kozmaqi dhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, por deri tani nuk ka marrë përgjigje nga asnjëri./Arbresh.info/
Një burrë u përpoq të hynte në Kroaci me një grua të vdekur ...
“Ka zgjedhur të godasë aty ku nuk godet shqiptari”, nëna e D...
Yamal: Cubarsí është tashmë një nga top pesë qendërmbrojtësi...
Pacolli: Kush u fotografua në shtëpinë e Radoiçiqit?
Interi e deklason Lazion, ia shënon gjashtë gola
Rama: Dhjetori i festave në Gramsh