Kurti shkon në Leposaviq për të vizituar familjen e dëshmores Fatime Hetemi

23:46 | 25 Shtator 2019
Arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka filluar fushatën zgjedhore prej qytetit të Mitrovicës.

Pas përfundimit të tubimit zgjedhor ai ka qenë edhe në fshatin Bistricë, që gjendet në Leposaviq (Albanik).

Aty Kurti ka vizituar familjen e dëshmores së kombit Fatime Hetemi, e cila ka rënë heroikisht së bashku me Fehmi dhe Xhemë Ladrovcin.

“Kanë kaluar mbi dy dekada pas përfundimit të luftës, megjithatë në veriun e Kosovës, në fshatin Bistricë të Albanikut (Leposaviqit), ende nuk ka ardhur liria”, shkruan Kurti në profilin e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kanë kaluar mbi dy dekada pas përfundimit të luftës, megjithatë në veriun e Kosovës, në fshatin Bistricë të Albanikut (Leposaviqit), ende nuk ka ardhur liria. Por, këtu jeton familja e dëshmores së kombit Fatime Hetemi e cila ka rënë heroikisht së bashku me Fehmi dhe Xhevë Ladrovcin. E kujtojmë me nderim Fatimen dhe ia përkujtojmë vetes se sa i madh ishte çmimi i lirisë sonë dhe si ajo ngelet e paplotë në këtë pjesë të shtetit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme