Mëngjesin e sotëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar zyrat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK).
Kurti u prit nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKK-së Avni Ahmeti, raporton Arbresh.info.
Ky takim u bë me rastin e vendosjes së gurthemelit të objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Më këtë rast Kurti tha se qeveria e tij gjatë dy viteve më AKK është duke i investuar 16 milionë euro. Sipas tij, objekti i ri që do të ndërtohet është mbi 4 mijë metra katror dhe do të kushtoj mbi 2 milion euro.
“Parimet dhe objektivat e një agjencie shtetërore gjithmonë duhet të kenë në cak shërbimin transparent dhe shërbime të shpejta ndaj qytetarëve ndaj qytetarëve. Përkrahja e qeverisë për këtë institucion nuk do të mungojë. Ndryshimet transformues po bëhen në gjitha institucionet e administratave. 20 milionë euro janë investuar gjatë 20 viteve në AKK-, tash gjatë qeverisjes tonë dy vjeçare janë duke u investuar 16 milion euro, Digjitalizimi ka përshpejtuar punën, pritet që në digjitalizim të ri të kemi një fotografim të ri të territorit të Kosovës. Kadastra për një shtet është pasqyra që e shohim vetën. Shpronësimet shpesh herë janë keqpërdorur, me lejoni ta përgëzoj ministrin Aliu që arritëm që 75 milion euro nga borxhi i gjithmbarshëm i shpronësimit. Krijimi i kushteve të punës për agjencinë është i nevojshëm. Objekti i ri i AKK-së 4 mijë metra katror dhe kushton 2.1 milionë euro”, tha Kurti.
Ministri i Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, tha se objekti i ri do ta lehtësoj më shumë punën e kadastrës. “Uroj që objektin të cilin do ta vendosim sot te na krijoj kushte me të lehta në fushën e kadastrës. Ndërtimi i tij nuk është punë e lehtë, do të punojmë që të kemi një kadastër me punë sa më të lehtë. Në gjitha komuna e vërejmë që ka probleme me kadastër, digjitalizimi është një pjesë që e lehtëson këtë punë. Projekti i radhës që është fotografimi me një cilësi të larët do të mundësoj projekte të reja. Si ministri i kemi bërë disa harta”, tha ai.
Ndryshe, pas takimit kryeministri Kurti së bashku me ministrin e MMPHI Liburn Aliu dhe Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKK-së, Avni Ahmeti, do të vendosin gur themelin për objektin e ri të AKK-së, në rrugën “Nekibe Kelmendi”, tek pallati i drejtësisë./Arbresh.info/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...