Google ADS

Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt, por ideja s’ka vdekur

16:07 | 7 Janar 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë ka dështuar si projekt politik, por ideja ekziston ende.

I pari i qeverisë kosovar ka deklaruar se shkëmbimi nuk do të ndodh, pasi sipas tij ajo është një formulë për luftë.

Mes tjerash, Kurti është shprehur i sigurtë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është nostalgjik për kohën kur flitej për shkëmbim territorial.

“Jam shumë i sigurt se presidenti i Serbisë është nostalgjik për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por, përsëri, ideja s’ka vdekur. Nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilën mund të kemi progres. Shkëmbimi nuk do të ndodh. Shkëmbimi është një formulë për luftë. Kurrë nuk mund të kesh kufi perfekt etnik”, deklaroi Kurti.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që do të ndjehen që janë në anën e gabuar. Ajo që kemi nevojë është republikat të kenë marrëdhënie normale. Demokracitë nuk luftojnë me njëra-tjetrën. Tensionet që i kemi me Serbinë janë sepse ne jemi vend demokratik dhe ata janë regjim autokratik me lidhje të afërta me Kremlinin”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lexo edhe:

Kurti: Kriza s’ka përfunduar sepse kemi raporte jonormale me Serbinë

Kurti: Kriza s’ka përfunduar sepse kemi raporte jonormale me Serbinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme