Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në diplomimin e gjeneratës së 43-të zyrtarëve të Shërbimit Korrektuese të Kosovës.
Kurti tha se Shërbimi Korrektues është një mision që na pret dhe personave që kanë gabuar për tu korrektuar.
Ai tha se shënimi i përvjetorëve të të institucioneve është kur ka sukses dhe për ma shumë punë që na pret.
“Shënimi i përvjetorëve të institucioneve është kur ka sukses dhe për ma shumë punë që na pret. Shërbimi korrektues është një mision që na pret dhe personave që kanë gabuar për tu korrektuar. Personave që ju shqiptohet masa për gabimin”, tha Kurti para të pranishmëve.
Ai tutje tha se të burgosurit janë njerëz që nuk janë të lirë po nuk kanë të drejtë dhe shërbimi ju ofron kushte dhe të drejta që ju takon.
“Të burgosurit janë njerëz që nuk janë të lirë po nuk kanë të drejtë dhe shërbimi ju ofron kushte dhe të drejta që ju takon. Nëpërmjet ligjit për veprime që sanksionohen”, tha Kryeministri.
Kurti tha se përmes ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës është arritur për tu ofruar kushte të veçanta.
“Përmes ligjit për shërbimin korrektues të Kosovës është arritur për tu ofruar kushte të veçanta, është paraparë për themelimin e njësive të veçanta. Njësia për vlerësimin dhe klasifikimin e të burgosurve dhe njësia për inteligjencë. Pra shërbimi korrektues derisa kujdeset për personat shoqërisë i duhet të kujdeset për sigurinë dhe kushtet e tyre”, u shpreh Kurti.
Sipas Kurtit ky institucion do të arrijë standardin e burgjeve evropiane, personave me nevoja të veçantë që kanë nevojë përkujdesin e tyre.
“Rritja e kapaciteteve po reflekton me rritjen e efikasitetit të shërbimit korrektues. Ky institucion do të arrijë standardin e burgjeve evropiane, personave me nevoja të veçantë që kanë nevojë përkujdesin e tyre. Shërbimi do t’ju ofrohet në mënyrë tërësisht profesionale. Sistemi ynë korrektues duhet që të ketë ndjeshmëri ndaj atyre që kanë ofruar siguri. Ata që një ditë do ta kenë përfunduar dënimin duhet ofruar risocializimin në shoqëri. Urime 24 vjetorin shërbimi korrektues”, u shpreh tutje Kurti./Arbresh.info/
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”