Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar sot Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ku u mirëprit nga Drejtori Ekzekutiv Atdhe Hetemi, i cili prezantoi dhe dorëzoi raportin 1-vjeçar të punës së Institutit.
Gjatë kësaj vizite, Kurti së bashku me ministrat Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, të shoqëruar nga drejtori Hetemi, vizituan edhe depon arkivore të IKKL-së, përcjell Arbresh.info.
“Kryeministri Kurti falënderoi z. Hetemi dhe stafin e tij prej 30 personave për mikpritjen, punën e deritanishme edhe për dorëzimin e raportit të punës. Ai pati rastin të shoh nga afër se si po ruhen materialet si dhe të njoftohet në detaje për planet e digjitalizimit të materialeve dhe dokumenteve arkivore që nëse i rendisnim si foldera në këmbë (vertikalisht) kapin një gjatësi prej 189.5 metra gjatësi dhe rreth 15 Terabajt (eng. Terabytes) sasi materialesh që përfshijnë videoxhirime, audioxhirime, fotografi që janë grumbulluar brenda nëntë muajve të fundit nga 67 burime të ndryshime. Në mesin e këtyre burimeve bëjnë pjesë ministritë, komunat, organizatat jo qeveritare, gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut, por edhe koleksionist të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Duke e cilësuar si punë jetike dhe vendimtare si për historinë tonë, ashtu edhe për drejtësinë, kryeministrit theksoi se përmes saj në njërën anë ne e kuptojmë të vërtetën historike në përmasën e saktë, ndërkaq në anën tjetër gjithashtu ky vend paraqet adresë shumë të rëndësishme për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që viktimat të rehabilitohen, të zhdëmtohen sepse drejtësia e munguar është padrejtësi e vazhduar.
Kurti falënderoi edhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës që në regjistrimin e fundit të popullsisë e ka vendosur edhe pyetjen për dëmet vuajtjet dhe humbjet që i kanë përjetuar qytetarët tanë gjatë luftës si dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës që ka bashkëpunuar me Institutin dhe kanë kontribuar në këtë rezultat i cili iu dha në formën e raportit 1- vjeçar.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit, Atdhe Hetemi, tha se ishte nder dhe privilegj vizita e kryeministrit Kurti të cilit ia dorëzoi raportin 1-vjeçar, duke shpresuar që do të vazhdojë ta kenë mbështetjen e Qeverisë edhe për vitin 2025 dhe të arrijmë suksese edhe më të mëdha./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...