Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit.
Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, pas një diskutimi që e pati në një forum të organizuar në Bratisllavë të Sllokavisë, ai e ka quajtur fatkeqësi përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ndërkombëtare ushtarake “Defender Europe 23”.
Kurti foli edhe për takimin që e mbajti me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
“Takimi ishte i rëndësishëm. Ne duhet ta kemi zbatimin (e marrëveshjes Kosovë- Serbi), në rrugë të drejtë dhe mendoj se kemi pasur nganjëherë stagnim dhe nganjëherë largim nga rruga. Prandaj, për mua ishte shumë e rëndësishme të vij në Bratisllavë për këtë takim dhe t’i takoj të dy ata, z. Borell dhe z.Lajçak, sepse duhet të ketë qartësi lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia. Dhe, në anën tjetër, na duhet sa më herët që është e mundur, zbatimi i marrëveshjes.
Të mos harrojmë, ne kemi një marrëveshje, ne nuk kemi zgjidhje. Por, ne nuk kemi zgjidhje jo sepse nuk kemi marrëveshje, por sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes.
U mundova t’i bind Borellin dhe Lajçakun për fokus 100 për qind në kuptim të kohës dhe energjisë për të sekuencuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, tha ai.
Kryeministri ka folur edhe për suspendimin e Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 23, ndërkaq theksoi SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin e vendit.
“Çfarë kemi parë është suspendimi nga ushtrimi “Defender Europe 23” dhe ne kemi qenë duke u përgatitur qe dy vjet për këtë. Është fatkeqësi. Nuk mendoj se është e drejtë, por kush jam unë të vendosi?!
Përsëri, më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, tha ai.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...