Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje përsëri bashkatdhetarëve që të regjistrohen deri më datën 26 dhjetor, në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Nga mbledhja e Qeverisë, Kurti u është drejtuar mërgatës që regjistrimet mos t’i lënë për ditën e fundit, ndërsa ka shtuar se bashkatdhetarët mund të votojnë në ambasada e konsullata në shtetet ku jetojnë ata.
“Për bashkatdhetarët tanë në çdo cep të botës që janë kanë mbetur vetëm tetë ditë në afatin për regjistrimin për votim jashtë vendit, përkatësisht deri më 26 dhjetor. Mos e lini ditën e fundit. Po i drejtohem mërgatës tonë nga mbledhja e Qeverisë pasi vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie. Siç ka qenë dhe kontributi i saj përcaktues për fatin e mirëqenien e vendit tonë ndër vite. Me qeverinë tonë, mërgata jonë do të ketë mundësinë që të votoj në ambasada e konsullata në shtetet ku jetojnë bashkatdhetarët. Votimi përmes postës brenda vendit në ambasada dhe konsullata është një fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike dhe për shtetin tonë patriotik dhe të pavarur”, ka thënë Kurti.
Ndër të tjera, kreu i ekzekutivit kosovar ka bërë të ditur se do të jenë gjithsej 22 kuti postare në 22 shtete të ndryshme, ndërsa votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete./Arbresh.info
Jeta në Europë, Driloni thotë se gjermanet duan të martohen ...
Driloni thotë se gjermanet duan të martohen me shqiptarë!
Samiti në Bruksel mbledh liderët e BE-së dhe të Ballkanit Pe...
Hovenieri mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it
Mbahet mbledhje për mbarëvajtjen e punëve në ShSKUK
KQZ fillon certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëv...