Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar sulmin terrorist serb në kafiterinë “Panda” në Pejë në 26-vjetorin e ngjarjes, duke thënë se vrasjet kanë ndodhur në përpjekje për justifikim të gjenocidit në Kosovë.
“26 vjet pas, shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjëve serb. Serbia mohon gjenocidin në Kosovë, mohon gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, mohon masakrën në Srebrenicë, edhe masakrën në Reçak. Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngusht”, ka shkruar Kurti në facebook.
Kurti ka deklaruar se ballafaqimi me të kaluarën dhe drejtësia për krimet e Serbisë në Kosovë janë të domosdoshme, për të garantuar paqe dhe siguri në rajon.
“Serbia i vrau gjashtë të rinj serb, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen e regjimit të Millosheviqit për të justifikuar gjenocidin në Kosovë. Pas këtij sulmi, forcat serbe arrestuan më shumë se 150 shqiptarë në Pejë. Më 17 dhjetor 1998, u arrestuan dhe torturuan në mënyra ҫnjerëzore edhe Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami. Më i madhi prej tyre ishte 22, ndërsa më i riu 17 vjeç. Gjashtë të rinjtë shqiptarë, në nëntor 1999, gjykata në Serbi i shpalli të pafajshëm”, vazhdon postimi.
Ai ka përmendur mohimin e kryeministrit serb të tanishëm, Aleksandar Vuçiq, se akti është kryer nga serbët.
“Nuk ka asnjë provë që është kryer nga shqiptarët’, kishte deklaruar Aleksandar Vuçiq në vitin 2013. ‘Ka shumë gjëra të tmerrshme me të cilat do të na duhet të përballemi, siç është vrasja e serbëve në kafiterinë Panda’, kishte thënë ai”, ka shkruar Kurti.
Trepça shënon fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit
Një trup i pajetë gjendet në fshatin Shkrel të Pejës
Drenusha ia tregon një recetë për ëmbëlsirë, Lela: Vjehrra p...
Kosovë – Shqipëri, kuvendet rimblidhen në Prishtinë, më 20 d...
Bedri Hamza për arsimin: Duhet të prodhojmë kuadro për nevoj...
“Me 600-700 euro jeton pa problem”, Drenusha flet për jetesë...