Në vazhdimin e seancës së pasdites, kryeministri Kurti njoftoi për ecurinë e takimit të nivelit të lartë të mbajtur në Bruksel, më 27 shkurt, derisa njoftoi shkurtimisht se nga kush është organizuar ai takim i nivelit të lartë në Bruksel.
“Takimi ishte ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme , Josep Borrell, me dy pika të agjendës: e para- formalizimin e pranimit të marrëveshjes bazë të propozuar nga BE e te mbështetur nga Gjermania, Franca Italia e SHBA, dhe e dyta: fillimin e diskutimeve për planin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, njoftoi kryeministri Kurti.
Ai theksoi se shpesh ka ndodhur keqkuptime sa i përket këtyre dy dokumenteve ngase BE ka propozuar zyrtarisht vetëm njërin dokument, e cila është marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ndërkohë që,sikundër tha ai, plani i zbatimit do të duhet të negociohet e që nuk kanë filluar ende.
“Në takimin nivelit të lartë të datës 27 shkurt, isha pjesëmarrës në dy lloj takime. Fillimisht, bilateral, me përfaqësuesin Borrell e me lehtësuesin Lajçak, dhe pas kësaj edhe në takimi trelateral ku në takim ishte edhe presidenti serb, Vuçiq. Në takimin trelateral unë i ofrova BE-së nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës të marrëveshjes bazike të cilin do të duhej ta nënshkruante edhe përfaqësuesi Borrell edhe presidenti Vuçiq, dhe e njëjta të miratohej në një samit të KE-së”, deklaroi i pari i qeverisë, Albin Kurti.
Ai, tutje,njoftoi se këtë propozim e refuzoi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të cilën e bëri publike edhe vetë ai, pas daljes nga takimi, ndonëse, siç sqaroi kryeministri Kurti, Borrell kishte deklaruar se ky dokument nuk do të diskutohej më dhe që ai dokument ka një format të finalizuar, por që nuk nënkupton se palët janë pajtuar për marrëveshjen.
Refuzimi për ta nënshkruar këtë dokument nga ana e Serbisë tregon se ata nuk janë dakord me përmbajtjen, rrjedhimisht nuk janë të gatshëm për t’i dhënë formë obligative juridike e ndërkombëtare marrëveshjes së tillë.
Abdixhiku: Kurti e pranoi Asociacionin që dikur e kundërshtonte fuqishëm
(E plotësuar) Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se mazhorancës i mungon vullneti për të ndërtuar unitet në dialog dhe në tema tjera. “Ishte për keqardhje insistimi i mazhorancës që deshi t’ia marrë fjalën LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shtëpisë së demokracisë, vendit të vetëm ku fjala politike duhet të këtë peshë. Frika e mazhorancës nga fjala jonë është frikë nga e vërteta dhe mungesë e guximit politik e intelektual te përfaqësuesit e shumicës për të për të trajtuar një teme si çështja e dialogut”, tha Abdixhiku.
Ai gjithashtu tha se Qeveria nuk e ka në mendje përballjen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por luftën e brendshme politike. Abdixhiku kërkoi që të trajtohet marrëveshja e arritur në Bruksel, duke u fokusuar në 11 nenet e saj. Sipas tij, në dokumentin e mbështetur nga 27 vende evropiane, kryeministri Kurti pajtohet të tejkalojë historinë shtypëse të Serbisë ndaj Kosovës duke barazuar mosnjohjen e Serbisë me vet aktin e deklarimit të pavarësisë, por Abdixhiku e quajti këtë si lëshim më të madh në procesin e dialogut.
Abdixhiku theksoi se marrëveshja Kurti-Vuçiq ka mungesë të njohjes në qendër të saj dhe ka neutralitetin ndaj statusit në vlerë si preambulë. Ai gjithashtu tha se kryeministri Kurti ka pranuar implementimin e marrëveshjeve paraprake, siç është Asociacioni, megjithëse ka pasur kundërshtime të shumta. Ai tha se Kurti nuk e solli Asociacionin, por e pranoi atë tashmë edhe pse më parë e kishte kundërshtuar fuqishëm. Sipas Abdixhikut, e vërteta e vetme e marrëveshjes së dakorduar në Bruksel duhet të gjendet në nenin 7 dhe 10.
Kryeministri raporton sot në Kuvend për takimin në Bruksel
(E plotësuar) Kryeministri Albin Kurti pritet të raportojë sot në seancën e Kuvendit lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.
Raportimi i kreut të ekzekutivit pritet të nisë në orën 13:00, derisa ai do të paraqitet para deputetëve me kërkesë të partive opozitare, për të dhënë më shumë detaje lidhur me dakordimin në Bruksel rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Përfshirja e raportimit të kryeministrit në rend dite në seancën e sotme u bë me kërkesën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mocion i cili u mbështet edhe nga dy partitë tjera opozitare, PDK dhe AAK.
Opozita i kërkon llogari kryeministrit Kurti për dakordimin në Bruksel
(E plotësuar) Dy liderët opozitarë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dakordimin në Bruksel dhe për mos raportim para Kuvendit të Kosovës.
I pari i PDK-së, ka thënë se një politikan i ndërgjegjshëm do të paraqitej vet në seancë për të raportuar, pa pasur nevojë për mocion.
“Unë nuk e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri sesa të vijë në Kuvend dhe t’u drejtohet deputetëve e qytetarëve. Po flasim për një marrëveshje preambula e së cilës heq dorë nga njohja e ndërsjellë, neni 10 specifikon se pa njohje të ndërsjellë pranon asociacionin. Nga ajo që kemi parë, ajo marrëveshje nuk mund të fuqizohet pa u ratifikuar në Kuvend. Ka shumëçka se çka thuhet në këtë marrëveshje. Ne e mbështesim kërkesën për debat”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhku, theksoi se Kurti vendosi ta tejkalojë të kaluarën e Kosovës, duke përfshirë siç tha ai, edhe krimet e masakrat që ka kryer Serbia.
“Ajo që merr vëmendjen e parë në plan e që nuk ishte prezantuar ndonjëherë, ishte parathënia – që ishte mbajtur tërësisht fshehur nga kryeministri Kurti në këtë Kuvend. Aty i gjeni dy formulime skandaloze me dëme historike për Kosovën. I pari ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës, i dyti, pa paragjykim të palëve mbi çështjen e statusit. Kjo do të thotë se tejkalohet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, me dakordim të palëve, përfshirë krimet, masakrat – sepse palët kanë vendosur ta tejkalojnë të kaluarën me një copë letër. Në vend të ballafaqimit të Serbisë me të kaluarën, kryeministri në preambulë si vlerë dakordohet për tejkalim të trashëgimisë të kaluarës. Jo vetëm kaq. Në një rast të paprecedentë, Kosova pajtohet me paparagjykimin rreth statusit të vet politik. Barazon mosnjohjen e Serbisë me vetë aktin e pavarësisë. Ky formulim në preambulë, neutral ndaj statusit të Kosovës, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në dialog”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, neutraliteti në status është dëm historik për Kosovën. “Edhe në marrëveshjet paraprake, që kishin ambiguitet, siç ishte ajo e fusnotës, kishte referencë në vendimin e GJND-së mbi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar lideri i LDK-së në seancën e sotme të Kuvendit, i cili kërkoi mocion procedural që të futet në rend dite raportimi i kryeministrit pas procesit dialogues, kërkesë e cila u mbështet nga dy partitë tjera opozitare, PDK e AAK.
Në anën tjetër Mimoza Kusari-Lila, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar në fjalën e deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku që pika e parë e seancës së sotme të jetë raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin që e kishte me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Kusari-Lila e ka quajtur kërkesën e Abdixhikut patetike, duke thënë, që këtë lloj fjalimi Abdixhiku ta bëjë në selinë e LDK-së, ndërkaq ka thënë se për LVV-në një debat i tillë për dialogun është i paqëndrueshëm si mocion.
Sipas saj, nga Abdixhiku s’kanë dëgjuar të bëjë analizë komperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në 2015 dhe në 2020.
“Mocionin e kombinuar me fjalim patetik të z.Abdixhiku para deputetëve ja rekomandoj ta bëjë në selinë e LDK-së, për asye se z.Abdixhiku jo që filloi të diskutojë për rëndësinë e mocionit por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes. Gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë komperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në 2015, pastaj në 2020 dhe për dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, tha Kusari-Lila.
Rrjedhimisht, siç tha ajo, para se të ngris alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim duhet të ja rikujtoj Abdixhikut se nga e njëjta foltore ka dalë dhe e ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë Kurti për izolim të Kosovës dhe për mos-bashkëkoordinim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët tonë ndërkombëtarë.
Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara të vitit 2022, por edhe të këtij viti.
Në këtë seancë e cila fillon në orën 10:00, ndër të tjera në rend dite janë, pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022 dhe 22 shkurt 2023, pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022m ku pritet të votohet Strategjia e Eergjisë së Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.
Rendi i ditës
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022 dhe 22 shkurt 2023:
5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:
1. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022 dhe 8 shkurt 2023:
10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
12. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
16. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
25. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
26. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
29. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
IV. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:
1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:
5. Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,
7. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023:
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,
23. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,
24. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.
VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023:
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
16. Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,
17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
VIII. Vazhdimi i Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023:
1. Debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
IX. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:
8. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,
12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,
13. Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi. /rtk
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda