Kryeministri Albin Kurti në një intervistë televizionin Hayat, të Bosnjës ka theksuar se pavarësisht histerisë nga Banja Lluka, ai nuk është penduar që ka realizuar vizitën e tij në Sarajevë.
Kryeministri Kurti ka thënë se në asnjë moment nuk ka menduar të anuloj vizitën e tij në Sarajevë, në të cilën ka deklaruar se kthehet pas gjashtë vjetësh dhe se i pëlqen Sarajeva, edhe se ka shumë miq.
“Kam frikë se reagimi nga Banja Lluka është frika e paaftësisë për të njohur realitetin, ata nuk mund ta kuptojnë se Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i vetëm. Unë mendoj se ashtu si Serbia që po bllokon Ballkanin Perëndimor, Republika Serbe gjithashtu bllokon BeH dhe mban të gjithë vendin për shkak të frikës së saj. Në mënyrë identike dhe kjo mund të shihet në të gjitha konferencat ndërkombëtare, Serbia po e mban peng Ballkanin Perëndimor për shkak të Moskës dhe duan që i gjithë rajoni të jetë peng i tyre. Ata mbajnë gjithçka prapa, sepse e dinë se mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri dhe duan që ne të gjithë t’i dëgjojmë. Në të njëjtën mënyrë, Republika Serbe dëshiron që BeH të varet nga ajo dhe të jetë peng i saj”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se problemet që ekzistojnë në rajon dhe BeH janë shkaktuar nga regjimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Milorad Dodikut, dy satelitëve të Rusisë.
Duke folur për Asociacionin e komunave serbe, Kurti ka theksuar se kjo është dëshirë e Beogradit që të ketë kontroll mbi etnitetin serb në Kosovë, të cilët do të kishin një president të vetin si një Dodik të vogël, duke e bërë Kosovën një shtet jo funksional.
“Ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po e kupton se Serbia dëshiron një gjë të tillë për të krijuar një lloj “Republikë Serbe Light”.
Kurti ka theksuar se serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë në Kosovë dhe jo 40 për qind sikurse pretendon Serbia.
“Më shumë ka shqiptarë në Serbi, nga Subotica deri në Preshevë, se serbë në Kosovë. Ka më shumë shqiptarë në Mal të Zi, sesa serbë në Kosovë”, ka theksuar Kurti.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...