Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shumica e grupeve të minoriteteve në Kosovë kanë disa parti politike, përveç serbëve, të cilët, siç thotë ai, përfaqësohen nga një parti që kontrollohet nga Beogradi.
Me anë të një postimi në X, Kurti tha se nënkryeytari i kësaj partie, Millan Radoiçiç luajti rol udhëheqës në sulmin terrorist të kësaj jave, shkruan Arbresh.info.
“Shumica e grupeve minoritare në Kosovë kanë shumë parti politike. Por Beogradi lejon grupin më të madh në Kosovë, serbët, të kenë vetëm një, të cilin e kontrollon. Zëvendëspresidenti i asaj partie, Milan Radoicic – një kriminel i sanksionuar nga SHBA & Britania – luajti një rol udhëheqës në sulmet terroriste të kësaj jave.”, ka shkruar Kurti.
Tutje,shefi i ekzekutivit tha se është e drejtë e serbëve të Kosovës të kenë pluralitet politik.
”Shqetësimet për të drejtat e serbëve të Kosovës nuk janë të bazuara nëse ata injorojnë të drejtën për pluralitet politik dhe nevojën për përfaqësim të lirë nga kriminelët e sanksionuar nga perëndimi, të cilët kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policëve dhe terrorizimin e njerëzve që duhet të përfaqësojnë“, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Most minority groups in 🇽🇰 have multiple political parties. But Belgrade allows the largest group, 🇽🇰 Serbs, to have only one, which it controls. That party’s VP, Milan Radoicic—a criminal sanctioned by 🇺🇲 & 🇬🇧—played a leading role in this week’s terrorist attacks.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 28, 2023
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?