Google ADS

Kurti: Serbia do të akuzohet për krimet e luftës

12:39 | 30 Mars 2024
E.K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këto komente Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi.

“Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse padrejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme