Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar një përgjigje se ku ishte Qeveria e kaluar në 14 muajt e parë të qeverisjes që se ka marr vendimin për vendosjen e taksës 100%.
“Brenda 14 muajve paska ndryshuar Serbia a? 14 muajt e parë të Qeveris se kaluar nuk ka pas taks dhe do të duhej të kishte reciprocitet në momentin kur Qeveria e kaluar ka ardhur në pushtet. Unë jam takuar më shoqata të prodhuesve e importuesve. Nga këto takime unë kam ardhur të qëndrimi i duhet lidhur më tarifën. Qeveria e Kosovës ka menduar se më mirë është ti heqim tarifën lendes së parë për prodhuesit tanë. Ne do e bëjmë një hap të parë pastaj i mbetet Serbisë”.
Kurti ka thënë se pas heqjes së taksës Serbia duhet të dëshmoj vetën duke pezulluar fushatën kudër Kosovës
“Më 13 gusht të vitit 2019 qeveritë e Quintit kanë thënë se Kosova ta pezulloj taksen dhe kanë kërkuar po ashtu që Serbia ta ndal fushatën kundër Kosovës. Pra Serbia duhet të dëshmohet dhe deklarohet se po e pezullon fushatën kundër Kosovës. Po e bëmë në më 15 mars pezullimin e taksës për lenden e parë nga Serbia atëherë i mbetet të shihet veprimet e Serbisë”.
“Është e rëndësishme të kuptohet që masat tona janë normale për një shtet sovranë. Ne duhet të normalizojmë se pari vetën tonë para se të kërkojmë normalizim e marrëdhënieve me Serbinë ” ka thënë Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës lidhur me taksën./arbresh.info/
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...