Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar vlerësimin e Komisionit Evropian për vettingun në sistemin e drejtësisë i cili në raportin e publikuar për Kosovën ka thënë se “paraqet një burim shqetësimi serioz”.
Kurti në konferencën e përbashkët me shefin e BE-së në Kosovë, pas pranimi të raportit, ka thënë se vettigu është një prej shtyllave të reformimit të sistemit të drejtësisë.
Ai tha se ky proces do të nisë nga lartë poshtë dhe kjo sipas tij, është më e rëndësishmja.
“Gjëja e parë e rëndësishme është nga lartë poshtë. Ne s’kemi thënë vetting të përgjithësuar e apsolut. Vetting që nisë nga lartë poshtë dhe pastaj që hynë brenda sistemit për rivlerësim të vazhdueshem. Kjo metodë besojmë që është më e drejta dhe me e dobishmja”, tha Kurti, raporton arbresh.info.
Në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, të publikuar të martën, vettingu në sistemin e drejtësisë i planifikuar nga Qeveria e Kosovës, “paraqet një burim shqetësimi serioz”.
Sipas raportit të thuhet se një proces i tillë duhej të konsiderohej vetëm si një masë e jashtëzakonshme.
“Qeveria e re ka shqyrtuar disa opsione për një proces për ‘vetting’ të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në këtë kontekst, prezantimi i mundshëm i një rivlerësimi të plotë të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz”, thuhet në raport./arbresh.info/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë