Kurti: Rusia despotike fajtore për rritjen e çmimeve

11:16 | 9 Mars 2022
S D

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë foli për krizën energjetike si dhe rritjen e çmimeve të shportës esenciale, transmeton arbresh.info.

Kurti ndër to tha se Lufta kundër Rusisë despotike ndikoi në rritjen e çmimit të naftës.

“Nëse në fund të viti të kaluar ishte kriza energjetike ajo që e nxiti ngritjen e çmimit të vajit, sheqerit, drithërave, miellit, dhe produkteve të qumështit. Këtë vit është lufta në Ukrainë dhe përballja e përendimit të bashkuar kundër Rusisë despotike, ajo që po dikton rritjen e çmimit të naftës”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se Rusia si një prej eksportuesve më të mëdhenj ka pasur një ndikim direkt në rritjen e çmimit të energjisë e të naftës.

“Kujtojmë se Rusia është një prej eksportuesve më të mëdha të naftës dhe gazit në tregun botëror, energjia elektrike që mundëson prodhimin dhe nafta që mundëson transportin e produkteve të prodhuara, njëra në fillim dhe tjetër në fund të zingjirit me produkte që ne i konsumojmë na e përcaktojnë në ma të konsiderueshme çmimet që i shohim nëpër raftet e marketeve tona”, tha Kurti.

Kurti shprehi shqetësimin e përbashkët me qytetarët e Kosovës për ngritjen e çmimeve ku tha se nuk janë fajtor si Qeveri, pasi që sanksionet e fundit nga bota perëndimore bënë këtë dallim që tash po prek edhe vendin tonë.

“E di dhe e kuptoj shqetësimin e gjithë secilit prej jush  e që është gjithsecili prej nesh për rritjen e çmimeve  edhe pse kjo gjë nuk është shkaktuar nga ne as si vend e as si Qeveri ajo megjithatë po na prek edhe neve. Kur para 13 ditëve iu bashkuam botës perëndimore për të vendosur sanksione kundër agresionit rus dhe invazionit në Ukrainë një kosto e tillë ishte e pashmangshme mirëpo kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë. Sanksionet e vendosura preken çmimet në pothuajse të gjithë sektorët e tjerë e për fatin tonë të keq kemi varësi ndaj importit si në energji elektrike sepse nuk kemi kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit si në naftë sepse nuk kemi burime të naftës”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme