Kurti: Rusia dëshiron të bëhet Perandori Ruse

11:15 | 25 Shkurt 2022
arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se reagimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë i parezervë në lidhje më kundërshtimin e pushtimit rus me pasoja tragjike.

“Dje ditën e filluam me një botë re. Kërcënimet e Federatës Ruse tash e disa muaj ndaj Ukrainës demokratike u bënë agresion ushtarak që për çdo orë po e rritë numrin e viktimave. Po vazhdon edhe sot, dhe tashmë ushtria ruse është edhe në kryeqytetin e Ukrainës. Pushtimi rus me pasoja tragjike është sulm ndaj demokracisë dhe lirisë, është sfidim i rendit të botës demokratike”, deklaroi Kurti, në mbledhjen e qeverisë, shkruan arbresh.info.

Qeveria miratoi një pako të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe sipas Kurtit kjo nuk është hera e parë.

“Reagimi i jonë parezervë duhet të lexohet si mesazh i qartë i orientimit tonë politik e diplomatik. Qeveria është e bashkërenduar me Bashkimin Evropian, NATO-n, ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për tu përballur me pasojat në rajonin tonë.  Po miratojmë një pako të sanksioneve ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që Kosova i vë sanksione Federatës Ruse.  Ajo dëshiron të bëhet edhe më e vjetër se Bashkimi Sovjetik, të bëhet Perandori Ruse”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme