Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Qyshk të Pejës në përvjetorin e 25 të masakrës.
“Kjo është edhe një dëshmi se rruga drejt drejtësisë së plotë mbetet ende e gjatë. Vetëm Toplica Miladanoviq është dënuar me dënim maksimal. 120 shqiptarë civilë të vrarë në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan. Ju që e keni përjetuar luftën këtu i keni kujtimet e mëngjesit të 14 majit, kur rreth orës 7 e 30 forcat e armatosura të Serbisë hynë në fshat, rreth 100 pjesëtarë të armatosur, të maskuar e me fytyra të ngjyrosura me të zezë”, deklaroi Kurti./rtk/
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...