Kurti: Rritjen ekonomike dhe të hyrat tatimore e rishpërndamë te qytetarët

11:30 | 22 Nëntor 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur sukseset që ka arritur qeverisja e tij gjatë këtyre 32 muajve.

Ai sot në mbledhjen e Qeverisë, duke përmendur sukseset, foli edhe për rritjen ekonomike.

Kurti tha se kanë mbështetur studentët, familjarët në nevojë, pensionistët e zyrtarët publikë.

“Rritjen ekonomike dhe të hyrat tatimore e rishpërndamë te qytetarë, veçanërisht në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike por jo vetëm. Mbështetem studentët, familjarët në nevojë, pensionistët e zyrtarët publikë . Mbështetëm punësimin e të rinjve përmes platformës “Super puna”, të grave personave me aftësi të kufizuar, dhe të antarëve të familjes pa asnjë të punësuar”, tha ai./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kurti numëron sukseset për 2/3 e mandatit qeveritar

Të ngjashme