Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nga shtatori 2021 e deri më tani, kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës së Kosovës.
Kurti,tutje ka thënës e këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë të parë filluam skemën e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona.
“Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës”, ka shkruar Kurti.
Më tej, Kurti ka thënë se “rishtazi hapëm aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapim edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Kështu, gradualisht po zgjerojmë skemën e shtesave drejt synimit tonë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare”.
“Nuk ka kthim prapa shtatorit të vitit të kaluar. Shtesat për fëmijë dhe lehona janë dëshmi dhe do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë”.
“Të angazhuar që secila familje ta ndiej dorën e shtetit, do të vazhdojmë edhe më tej me politika që në qendër kanë ngritjen e mirëqenies për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...