Google ADS

Kurti: Rinia është aset i tashmes dhe së ardhmes

10:32 | 6 Shkurt 2023
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rinia është aset i së tashmes dhe së ardhmes.

Këtë deklaratë, Kurti e bëri në lansimin e Platformës për Punësim të të rinjve, të organizuar nga Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve.

Ku bashkë ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe kryeministrin Kurti, ishte edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Kurti tha se angazhimi i të rinjve është në rritjen e ekonomisë tonë, raporton “Arbresh.info”.

“Punësim dhe Drejtësi është programi i jonë. Përmes masës 1.3 u punësuan gra e vajza. Përmasës 1.6 u punësuan mjaftë të ri e të reja. Tani kemi lansuar programin tonë për punësim. Kjo shënon një shans tjetër për punësim tek të rinjtë. Ndërkohë po vazhdojmë mbështetjen e sektorit privat. Rinin e kemi aset të tashmes dhe të ardhmes. Angazhimi i tyre është në rritjen e ekonomisë tonë”, tha Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme