Kurti: Ribashkimi i Gjermanisë dëshmi se asnjë regjim nuk mund ta shuajë vullnetin për liri

14:35 | 3 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shtetin gjerman me rastin e 31-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti ka thënë se ribashkimi i Gjermanisë është dëshmi se asnjë regjim në botë nuk mund ta shuajë vullnetin për liri.

“Ribashkimi i Gjermanisë 31 vjet më parë është dëshmi se asnjë regjim në këtë botë, nuk mund ta shuajë vullnetin për liri. Ishte një ditë e madhe për popullin gjerman dhe një ditë e madhe për Evropën e lirë. Uroj përzemërisht Republikën Federale të Gjermanisë”, shkroi ai në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme