Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për të ardhmen e Kosovës

10:30 | 19 Dhjetor 2024
E.K

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në prezantimin e të dhënave të para finale nga Regjistrimi i Popullsisë.

Në fjalën e tij të rastit, Kurti ka folur për rëndësinë e këtij regjistrimi të popullsisë, raporton Arbresh.info.

“Publikimi në një kohë rekorde përbën një komponent shtesë sepse statistikat cilësore marrin kohë. Falë standardeve të avancuara kemi një pasqyre të saktë për të pasqyruar të ardhmen dhe një pasqyrë e realitetit tonë. Regjistrimi na mundëson të kuptojmë dinamikat që kemi, kushtet ekonomike, shëndetësinë që kemi e arsimin. Këto parashikime janë të domosdoshme. Ky proces shënon një përparim të madh në Kosovë. Përmes teknologjisë kemi siguruar që të dhënat të jenë të sakta dhe të plota”, tha Kurti.

Ai ka falënderuar Ask-në, stafin e angazhuar dhe organizatat ndërkombëtare për punën e bërë.

“Të dhënat janë më shumë se numra. Ato janë busulla që na drejton drejt së ardhmes. Të shfrytëzojmë këto të dhëna për një Kosovë të drejt dhe prosperuese”, u shpreh Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme