Në konferencën vjetore “Par Progresi”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reformat në administratën publike të nisur nga Qeveria janë krejtësisht të bazuara në parimet e Bashkimit Evropian.
Kurti në këtë konferencë ka thënë se Qeveria e tij i ka trajtuar këto reforma me prioritet, raporton arbresh.info
“Nuk përbën më risi fakti që një administratë publike është thelbësore. S’paraqet risi as se këto reforma janë kyçe në programin e Qeverisë tonë. Kosova qartazi e ka përcaktuar orientimin dhe politikat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kemi ndërmarrë hapa jetikë për këtë, siç është reforma në administratë publike e cila do t’i përgjigjet kohës dhe kontekstit social në vend. Për Qeverinë ka qenë jetik fokusi që procesi në tërësi të jetë në koordinim me vlerat e vendeve të BE-së si meritokracia dhe trajtimi i barabartë.”, ka thënë Kurti.
As këtu, Kurti nuk ka lënë pa kritikuar Qeveritë e kaluara, për të cilat tha se nuk kanë pasur profesionalizëm, meritokraci dhe barazi. Ndërkaq, tregoi për barazinë që sipas tij përmban reforma e Qeverisë së tij. Në udhëheqjet e kaluara në administratën publike kemi pasur mungesë të meritokracisë, profesionalizmit dhe trajnimeve kualitative. Në vitet e shkuara raportet ndërkombëtare i kanë nxjerrë këto vlerësime. Për të parë tash, në sistem kemi një sistem të unifikuar të pagës në sektorin publik dhe po mënjanohen dallimet e mëdha dhe të pabarabarta. Nga 20 herë më shumë, është ulur dallimi në 5. Kjo do të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve”, ka deklaruar Kurti.
Në këtë konferencë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përveç kryeministrit Kurti po merr pjesë edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot. /arbresh.info/
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...
Ambasada e Francës dënon sulmin: Përgjegjësit të dalin para ...