Kurti reagon për ndalimin e Trajkoviqit: Hakmarrje e regjimit autokratik serb

11:33 | 16 Dhjetor 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndalimin e Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit Nenad Rashiq, nga policia serbe në kufi derisa ishte duke u kthyer në Kosovë.

Kurti në një postim në Twitter thotë se një ndalim i tillë nga regjimi i Beogradit është për hakmarrje ndaj serbëve që respektojnë ligjin e Kosovës. Për më tepër, Kurti përmendi edhe problemet shëndetësore të Trajkoviqit.

“Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik serb i Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit kosovar Nenad Rashiq dhe një diabetike, për herë të dytë këtë javë, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve që respektojnë ligjin e Kosovës”, ka shkruar Kurti, derisa në postim ka përmendur edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special, Miroslav Lajçak.

Për këtë deklaratë, Trajkoviq e ka falënderuar Kurtin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme