Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit të sotëm në Liqenin e Ujmanit ndaj policisë kufitare.
Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se fatmirësisht nga ky sulm me armë zjarri nuk ka asnjë viktimë, derisa ka thënë se bandat kriminale në veri po i ikin zbatimit të ligjit.
“Rreth 10 herë të shtëna me armë zjarri janë drejtuar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po kryente një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar ai.
“Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, shtoi në fund Kryeministri.
Kujtojmë se Policia kufitare në Zubin Potok, është sulmuar me armë zjarri paraditen e së shtunës./arbresh.info/
Around 10 shots were fired today at Border Police embarking on a boat patrol on Lake Ujmani. This is the second time in less than a week that Kosova Police have been attacked by criminal gangs in the northern part of our territory, just six days after Sunday’s incidents.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2022
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...